INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi i ri për patentat dhe lejet e qarkullimit, nëse do të udhëtoni jashtë vendit...

Vendimi i ri për patentat dhe lejet e qarkullimit, nëse do të udhëtoni jashtë vendit...

Publikuar më: 15:04 25-07-2019

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton të gjithë ata që duan të udhëtojnë jashtë shtetit se leja e drejtimit ndërkombëtare dhe leja e qarkullimit ndërkombëtar, mund të tërhiqen edhe te zyrat e kësaj drejtorie në Tiranë, pranë Qendrës së Kolaudimit të Mjeteve (ish-Nishraku), përveçse në Kashar.

“Shërbimi i ri i ofruar edhe në Tiranë, shmang radhët dhe kursen kohën në këto ditë të nxehta. Të interesuarit për të marrë dokumentet e lartpërmendur, duhet të kenë me vete: leje drejtimi kombëtare/leje qarkullimi kombëtar, dokument identifikimi, 1 fotografi për leje drejtimi ndërkombëtare”, thuhet në një njoftim të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Leja e drejtimit ndërkombëtare dhe leja e qarkullimit ndërkombëtare janë të vlefshme për 3 vite me tarifën 500 lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277