INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi final për Saimir Tahiri, gjykata e dënon 3.4 vjet, por ai s'do bëjë asnjë ditë burg! Ja përse...

Vendimi final për Saimir Tahiri, gjykata e dënon 3.4 vjet, por ai s'do bëjë asnjë ditë burg! Ja përse...

Publikuar më: 22:21 19-09-2019

Pas një gjyqi maratonë Saimir Tahiri del 'fitimtar'. Edhe pse Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 3.4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm, këto vite i kthehen në 3 vite shërbim prove.

Treshja e gjyqtarëve, e përbërë nga Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, pas 10 orësh konsultim, e shpalli fajtor Tahirin për “Shpërdorim detyre”.

Gjykata rrëzoi akuzat e rënda për “trafik droge” e “grup të strukturuar kriminal” duke e dënuar vetëm për “shpërdorim detyre”. Por i gjithë dënimi do konvertohet në shërbim prove.

Ish-ministri do vazhdojë të jetë në liri dhe pohoi se do e apelojë këtë vendim.

Article Logic
Execution time: 0.0031280517578125