INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti ndryshon papritur/ Shi dhe erë e fortë, rrëzohet shtylla e tensionit [FOTO]

Moti ndryshon papritur/ Shi dhe erë e fortë, rrëzohet shtylla e tensionit [FOTO]

Publikuar më: 18:40 19-09-2019

Moti këtë pasdite mori një kthesë të papritur. Në të gjithë vendin nisën rreshjet e shiut dhe erë e fortë. Në Tiranë si pasojë e motit të keq pati trafik të rënduar. Ndërsa në Korçë, një kabëll i shtyllës së tensionit të lartë ka rënë mbi një automjet. Mësohet se shkëputja e kabullit ka ardhur si pasojë e motit të keq, por s'ka të lënduar, kurse makina  ka pësuar dëmtime.

Përkeqësimi i motit ka 'goditur' edhe fierakët. Erërat e fuqishme ka rrëzuar disa pemë dhe ka bllokuar lëvizjen e automjeteve në disa akse të qytetit.

Disa zona banimi në fshatrat e Fierit kanë mbetur pa energji elektrike, pasi era e fortë ka këputur disa kabllo të furnizimit me energji elektrike.

Sipas të dhënave meteorologjike, shpejtësia e erës ka shkuar 80-100 km/h.

ere.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026261806488037