INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendim historik. BE propozon hapjen e negociatave me Shqipërinë [VIDEO]

Vendim historik. BE propozon hapjen e negociatave me Shqipërinë [VIDEO]

Publikuar më: 14:50 17-04-2018

Ashtu siç edhe pritej Komisioni Europian i propozoi pak çaste më parë Këshillit Europian që të hapë negociatat me Shqipërinë. Vendimi u bë publik nga zyrtarja e lartë e BE Federica Mogherini. “ Sot komisioni vendos të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Po punojmë dhe për Bosnje-Hercegovinën. Ruajtja dhe thellimi i reformave aktuale duhet të ruhet dhe të zhvillohet”-deklaroi Mogherini. “Gjatë 3 viteve të fundit kemi parë rezultate kur ne i konsideronim të pamundura. Kjo nuk është koha për të pranuar që janë plotësuar kushtet por është koha të vijojmë me reformat e thella që ju sjellin përfitime qytetarëve të rajonit"-tha zyrtarja. Komisioneri i zgjerimit të BE Johannes Hahn deklaroi se “Është një ditë e mirë për Ballkanin Perëndimor. Politika e zgjerimit funksionon. Është një politikë e cila ka për qëllim të eksportojë stabilitet në mënyrë që mos të importojë destabilitet. Ballkani perëndimor. Ajo çfarë ne bëjmë në kuadër të kësaj politike. Raportet tona janë një kontroll i brendshëm i këtyre vendeve në paketën e reformave ekonomike dhe reformave të tjera”-tha Hahn. Më herët ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vllahutin i parapriu dhënies së vendimit poziv për vendin tonë.  “Shqipëria mund të ketë arsye të mira për të qe në e gëzuar pak me vonë sot. Shqiptarët meritojnë t’iu njihen të gjitha përpjekjet”-tha ndër të tjera përfaqësuesja e BE.

Article Logic
Execution time: 0.0031390190124512