INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendi më i sigurt në botë, për të tretin vit radhazi renditet… [LISTA]

Vendi më i sigurt në botë, për të tretin vit radhazi renditet… [LISTA]

Publikuar më: 10:20 02-09-2019

Për të tretin vit radhazi Tokio renditet i pari vend në botë si më i sigurti.

Sipas të përditshmes britanike Economist kryeqyteti japonez është në krye në fushën e parandalimit të fatkeqësive natyrore, ka nivel të ulët të sulmeve kibernetike, dhe ka shkallë jashtëzakonisht të ulët krimesh.

Në vendin e dytë është Singapori dhe i treti është një qytet tjetër japonez, Osaka.

Sa i përket qyteteve në Europë Amsterdam është qyteti më i sigurt duke zënë vendin e katërt në renditjen botërore.

Ndërsa Milano dhe Roma renditen në vendin e 29 dhe të 30. Në fundin e klasifikimit janë Karakas në vendin e 59 dhe kryeqyteti Nigerian Lagos.

Sipas Economist këtë vit janë monitoruar 60 qytete duke vrojtuar katër aspekte, digjitale, shëndetin dhe nivelin e infrastrukturës dhe sigurisë personale.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030419826507568