INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saimir Strati thyhen një tjetër rekord Guinnes me Qemal Ataturkun

Saimir Strati thyhen një tjetër rekord Guinnes me Qemal Ataturkun

Publikuar më: 09:58 02-09-2019

Artisti Saimir Strati me Qemal Ataturkun ka shënuar rekordin e 11-të në Librin e Rekorderve Guinnes.

Ai ka arritur të realizojë portretin e themeluesit të shtetit modern turk Ataturkut për 37 ditë. Portreti ka një sipërfaqe prej 15 metra katror të mbuluar me 250 mijë vida të ngjyrave dhe dimensioneve të ndryshme.

Portreti po qëndron në ekspozitën e hapur të kishës historike greke të qytezës Bor.

Vepra e artistit Strati nga turqit është quajtur si dedikimi më i mirë i kushtuar Ataturkut.

Saimir Strati rekordin e parë e ka shënuar me portretin e Leonardo Da Vinçit, të punuar me gozhdë. Nga 11 vepra që janë pjesë e librit të rekordeve, 7 prej tyre ndodhen në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0035722255706787