INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendet e botës ku mund të shkoni sipas muajve të vitit

Vendet e botës ku mund të shkoni sipas muajve të vitit

Publikuar më: 18:03 13-01-2017

Nga Brazili në korrik,  në Vietnam në tetor: Lonely Planet ju tregon vendet më të mira për të shkuar për çdo muaj të vitit.

Të arrini në një destinacion jashtë sezonit, kur asgjë nuk është e hapur ose duke zgjedhur të njëjtën javë me të tjerët, për të ikur në një vend të izoluar, kjo do t’iu rrënonte pushimet. Dhe kjo është dilema e përjetshme për të gjithë të apasionuarit e udhëtimeve; ku të shkojnë dhe kur.

Për këtë arsye Lonely Planet ju vjen në ndihmë duke publikuar një guidë  të çmuar ku ju tregon se ku të shkoni dhe kur. Kjo guidë e mbushur me foto frymëzuese, njohuri të ekspertëve, ide të aktivitetit klimaterik, trasnportit dhe buxhetit. Gjithashtu tregon  pikat kryesore më tërheqëse për tu vizituar dhe për të planifikuar udhëtimin tuaj në çdo muaj të vitit, bazuar në interesat tuaja.

 

 

Janar

Ky muaj është periudha më e mirë për simpatizantët e natyrës. Dhe vendet më të mira për tu vizituar janë Serengeti jugor në Tanzani për të parë mijëra kullota të antilopave afrikane ose për të eksploruar plazhet e boshatisura si dhe shtigjet e natyrës në lulëzim të plotë në Tasmani të Australisë.

Interesante për tu vizituar gjatë këtij muaji është edhe festivali letrar Hay në Kolumbi dhe kalimi përmes Mianmar nën një diell të butë.

Shkurt

Për muajin shkurt, Ibiza, Gambia, Michoacan në Meksikë, Oqeanin Indian, Kamboxhia, Singapori, Haiti, Venecia dhe Kebek  janë ndër zgjedhjet që kryesojnë listën.

Lonely Planet gjithashtu inkurajon udhëtarët për të përqafuar qetësinë  në Islandë, Lapland dhe Andorra këtë muaj pasi kushtet janë ideale për hiking, ski dhe për të parë yjet e Veriut.

Moti, ndërkohë, është i mrekullueshëm në Honduras dhe  ofron zhytje të përballueshme. Gjitashtu ky muaj është edhe periudha e karnavaleve në Rio de Janeiro si dhe Bodegas dhe Argjentina kanë vende tepër joshëse për turne.

Mars

Sicilia, Qiproja, Afrika e Jugut, Tirol në Austri, Maldive, Kili, Kosta Rika, Banff në Kanada, Savannah në SHBA, Sri Lanka, Malajzia dhe Trinidad dhe Tobago janë ndër destinacionet më të dëshirueshme për udhëtarët e marsit.

Zgjedhje  të tjera përfshijnë  balenat  gri që emigrojnë në brigjet e Baja California, Meksikos. Gjithashtu macet e mëdha në Madhya Pradesh, Indi ose pandat në Kinë ofrohen si mundësi argëtimi gjatë këtij muaji.

Prill

Për arratisjet e prillit , ekpertët e udhëtimit sugjerojnë Panaman, Filipinmet,  Zelandën e Re, Alpet, Liqenin e Qarkut, Belize, Melbourne, Bruksel, Nepal, St Lucia dhe Andaluzia në Spanjë.

Udhëtarët mund të eksplorojnë bukuritë e lashta të Jordanisë, kampe në shkretëtirë. Gjithashtu është kohë frymëzuese për të parë lulet shumëngjyrëshe të sezonit në Japoni.

Maj

Ekspertët e Lonely Planet  gjatë këtij muaji sugjerojnë për të vizituar Bermudën, Samoa, Maroku, Peru, islandën e Veriut dhe Zelandën e re. Po ashtu edhe Izraelin, Pragën, Kubën. Namibinë dhe bregdetin Amalfi në Itali.

Ky libër udhëtimesh sugjeron gjithashtu edhe lumenjtë, detet dhe bukurinë e natyrës së Malit të Zi.

Qershor

Sugjerime udhëtimi gjatë qershorit janë Grenlanda, Xhamajka, Irani, Sardenja, Lisbona, Parku Kombëtar Yosemite, Bora Bora, parku kombëtar në Zambia dhe Ruanda.

Korrik

Gjat korrikut ju mund të vizitoni Mongolinë, Alaskën, Japoninë, Himalajet ose pyllin e zi në Gjermani. Ky muaj është ideal për të vizituar edhe Jaguarët e pakapshëm.

Gusht

Lonely Planet rekomandon që gjatë muajit gusht të vizitohen Islanda, Zambia, Sofie në Bullgari, Ko Samui në Tajlandë, Berlin, Suedi, Ekuador dhe Turqi. Gushti është gjithashtu kohë e mrekullueshme për të zbuluar peisazhe, kodrina, qytete me mure mesjetare.

Shtator

Destinacionet e shtatorit janë: Azia Qëndrorte, Kosta Brava, Tibeti, Gjeorgjia, Korea e Jugut, Afrika e jugut  dhe Sumatra.

Por ka edhe opsione të tjera gjithahstu. Ju do të gjeni plazhe të shkreta në Korsikë si dhe murin e madh të Kinës.

Tetor

Vendet kryesore për udhëtimet e tetorit janë  ishujt Fixhi, Sllovakia, Bolivia, Costa Verde në Brazil, New Meksiko, New York dhe Tajvani.

Nëntor

Destinacionet e sugjeruara gjatë muajit nëntor janë: ishujt Klaman, mallet Simien në Etiopi, Kosta Rika, Tokio, Afrika e jugut, Zelanda e re dhe Ruka në Finlandë.

Dhjetor

Përse të mos i festoni krishtlindjet jashtë  shtetit? Lonely Planet rekomandon shën Vincentin, bregdetin Saphire të Australisë, ishujt Andaman, Senegal, San Sebastian.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0040249824523926