INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë kuptimi kanë këto tatuazhe të personazheve të famshëm? [FOTO]

Çfarë kuptimi kanë këto tatuazhe të personazheve të famshëm? [FOTO]

Publikuar më: 15:54 13-01-2017

Ka gjithmonë një histori kur vjen puna tek tatuazhet…

Ato përbëjnë një pjesë të madhe të kulturës në ditët e sotme dhe nuk ka si të mos përshihen dhe yjet e ekranit. Nga shkrimet e fshehura deri tek ato që zënë një pjesë të madhe të trupit, ja disa nga tatuazhet e personazheve të famshëm dhe kuptimet e tyre.

Sofia Richie
Modelja, ish e dashura e Justin Bieber dhe mbi të gjitha vajza e këngëtarit Lionel Richie i ka kushtuar të atit të saj një tatuazh me shkronjën “L” si inicilai i emrit të tij.

sofiaa.jpg

Kylie Jenner
Kylie tregon se ajo dhe Tyga janë shumë të lidhur duke e përforcuar edhe më tepër mendimin me këtë tatuazh të vogël që është iniciali i tij “t” në kyçin e këmbës. 

kyliee.jpg

Përsa i përket tatuazhit të saj të shkruar me bojë të kuqe, “Mary Jo”, është emir i gjyshes të saj me shkrimin e kësaj të fundit. Përveç tyre ajo ka edhe një tjetër tatuazh përsëri me bojë të kuqe që do të thotë “sanity”, pra një mendje e shëndoshë ose një gjendje normale.

Kendall Jenner
Motra e madhe e Kylie-t i pëlqen t’i mbajë gjërat e thjeshta dhe jo shumë të dukshme pasi nuk e lejon edhe puna e saj si modele kshtuqë zgjodhi të bëjë një pikë të bardhë në gisht.

kendall.png

Selena Gomez
Selena bëri një nga ato tuatuazhet me shkrim arab që ndryshe përkthehet “dashuro veten të parën”. E gjitha qëndron në natyrën e saj feministe.

27260_800.png

Miley Cyrus
Këngëtarja dhe aktorja kontraversale bëri tatuazhin e saj të parë në moshën 17 vjeçare. “Just Breathe” (merr fryme), shkruan poshte gjoksit nga ana e zmrës së saj dedikuar mikes së ngushtë që humbi jetën nga një sëmundje në mushkri, gjithashtu edhe gjyshërve të saj që humban jetën nga kanceri në mushkri.

miley.jpg

Emma Stone
Aktorja ka një lidhje të veçantë me nënën e saj dhe Paul Mçartney. Për të festuar shërimin e nënëns së saj nga kanceri ajo i kërkoi këngëtarit të The Beatles të vizatonte një skicë nga kënga e tyre e preferuar “Blackbird” shkruar nga vetë ai dhe rezultati ishte ky.

emmastone.jpg

Cara Delevingne
Modelja dhe aktorja e famshme i adhuron tuatuazhet, përfshirë edhe këtë ku dallohen qartë inicialet CJD pra Cara Jocelyn Delevingne.

cara.jpg

Angelina Jolie
Angelina njihet për tatuazhet e saj ne shumë pjesë të trupit, por tatuazhi që ka në krah është ndoshta më i këndshmi. Ajo ka koordinuar të gjithë emrat dhe datat e ditëlindjeve të fëmijëve të sah së bashku me atë të Pitt që fatkeqësisht nuk janë më bashkë…Po tani si i bëhet?

angelina.jpg

Rihanna
Mbretëresha e tatuazheve, Riri ka 1988-ën të vendosur  tek kyçi i këmbës, data kjo e lindjes së saj.

riri.jpg

Justin Bieber
Aspak i turpshëm për të treguar tatuazhin e rradhës, Justin ka bërë një tatuazh gjigand poshtë kraharorit të tij “Son of God” (bir i Zotit), lidhur kjo me besimin e tij në fenë e Krishtere.

bieiber.jpg

Lady Gaga
Në celebrim të 10-vjetorit të stafit të saj që i kanë qëndruar gjithmonë pranë për të krijuaj një brand me stil avant-garde si Haus of Gaga, këngëtarja zbuloi në Snapchat këtë tatuazh me emrin e firmës.

ladygaga1.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0041298866271973