Një ngjarje e rëndë tronditi një vit më parë kryeqytetin, ku Henri Haxhiraj qëlloi veten me armë dhe fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj, ndërroi jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha për ta mbajtur në jetë.
E së fundmi, Sheila ka vendosur që të flasë për këtë tragjedi e cila i tronditi familjen dhe shpirtin! Ajo ka rrëfyer se në momentin që vëllai i saj ndërmori aktin fatal ndodhej në shtëpi, por nuk mundi që ta shpëtonte.
“Kam qenë në shtëpi dhe nuk arrita ta shpëtoja… Ai moment është pengu im më i madh. Pse nuk i kushtova më shumë vëmendje? Pse nuk isha unë në vend të tij? Pse Zoti e sfidoi pikërisht atë, fëmijën më të butë?”, tha këngëtarja.
Ajo tha se këto pyetje e shoqërojnë vazhdimisht, edhe pse përgjigje nuk ka. Këngëtarja mohoi kategorikisht lajmet e mediave që pretenduan se Henri vuante nga depresioni.
“Henri nuk ka pasur depresion. Ajo që ka ndodhur ka qenë një moment i papritur axhitimi. Gjithçka tjetër që është thënë ka qenë abuzim mediatik,” deklaroi ajo.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor të vitit të kaluar, në banesën e familjes Haxhiraj, në zonën e Qytetit të Studentit. Henri Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë, predha e të cilit i përshkoi kafkën tej për tej. 36-vjeçari në gjendje të rëndë u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak ku dhe u fatkeqësisht pas disa orëve humbi jetën.








4 Dec 2025 





