INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëllai i moderatores së njohur përfundon në burg. U kap me drogë dhe mina në makinë

Vëllai i moderatores së njohur përfundon në burg. U kap me drogë dhe mina në makinë

Publikuar më: 13:13 01-10-2018

29- vjeçari, Indrit Vejsiu i cili u kap një ditë më parë më drogë dhe mina me telekomandë në makinë është vëllai i moderatores Alketa Vejsiu. Mediet zbuluan lidhjen mes të riut të arrestuar dhe moderatores së njohur. I riu u arrestua nga Policia e Lezhës gjatë operacionit të koduar “Telekomanda”në aksin rrugor Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, pasi në mjetin e tij u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.

vellai_i_Alketes_1.jpg

Minat e gjetura në makinën e tij ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Të dhënat e këtij operacioni që çuan në arrestimin e vëllait të moderatores shqiptare u bën publike të dielën nga drejtori i Policisë Vendore, Ferdinand Mara, në një dalje për mediet.

alketa_vejsiu.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877