INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot festohet Dita Ndërkombëtare e Gjyshërve!

Sot festohet Dita Ndërkombëtare e Gjyshërve!

Publikuar më: 13:08 01-10-2018

Dita Ndërkombëtare e Gjyshërve ka nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1978. Tashmë kjo festë është shpërndarë në shumë vende të botës.

Disa vende vendosin një datë specifike në javë, ndërsa disa të tjera preferojnë ta festojnë këtë festë gjatë një fundjave. Në Australi, kjo ditë festohet në ditë të ndryshme, në çdo shtet. Në Japoni, nuk ka një ditë ndërkombëtare të gjyshërve, sepse atje gjyshërve duhet tu dhurohet respekt dhe dashuri çdo ditë, sipas traditës. Brazili, Honduras-i dhe Spanja kanë zgjedhur një datë, e cila ka rrënjë nga besimet fetare në këto vende. Pra, ata e festojnë Ditën e Gjyshërve, në të njëtjën ditë me ditëlindjen e gjyshërve të Jezusit: Anës dhe Joakim.

Rreth botës, pavarësisht datës, aktivitetet në Ditën e Gjyshërve njohin dhe festojnë rëndësinë e të moshuarve dhe kontributin e tyre unik në familje dhe komunitete. Është pikërisht ajo që Marian McQuade kishte në mendje, kur propozoi që Dita e Gjyshërve të ishte një festë ndërkombëtare.

Po ju, a i keni bërë ndonjë dhuratë sot gjyshërve tuaj? Nëse jo, jeni ende kohë për t’i dhuruar atyre sadopak nga koha juaj.

grandparents-750x500.jpeg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037438869476318