INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj inspekton rrugën në Krrabë: Do investojmë për nxitjen e bujqësisë e turizmit

Veliaj inspekton rrugën në Krrabë: Do investojmë për nxitjen e bujqësisë e turizmit

Publikuar më: 16:34 01-12-2016

Bashkia e Tiranës veç investimeve në infrastrukturë do të fokusohet edhe në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në periferi. Kryetari i Bashksië Erion Veliaj tha se institucioni që ai drejton do të punojë gjithashtu për promovimin e aseteve turistike. Nga Krrabë ku inspektoi punimet në aksin që lidhë zonën me autostradën Veliaj bëri të ditur se në vitin e dytë të punës do të fokusohet te zhvillimi i bujqësisë dhe turizmit. Aksi 4 km Mushqeta-Krrabë, që lidh zonën me autostradën, pritet të përfundojë për më pak se 6 muaj. Kryebashkiaku inspektoi punimet që kanë filluar 1 muaj më parë.

Veliaj: Më vjen mirë për 3200 banorët që janë rezidentë në Krrabë, do të kenë një lidhje dinjitoze me kryeqytetin dhe besoj se në kohë rekord siç po punohet, do ta përfundojmë rrugën përpara afatit 6 mujor. Rritja e infrastrukturës bën të mundur që më shumë njerëz të rrinë aty ku janë, të shfrytëzojnë tokën, asetet, pasurinë e familjes, djersën e ballit të tyre dhe gjithçka kanë investuar në jetë, pa u detyruar që për shkak të një rruge të amortizuar të lënë gjithçka pas, të lënë gjithë mundin e tyre për t’ia nisur sërish nga zero.

Bashkia do të fokusohet në promovimin e produkteve lokale dhe në rigjallërimin e pikave turistike.

Veliaj: Duam të rigjallërojmë disa nga pikat turistike të zonës si Shpella e Pëllumbasit, një “pajë” fantastike e natyrës, të cilën Zoti na e ka dhënë për ta reklamuar e tërhequr turistë. Po ashtu, më vjen mirë që në disa prej zonave bujqësore, kemi pasur kontaktet e para me fermerët se si mund të aksesojmë më shpejt tregun në Tiranë. Pas dimrit duam të fokusohemi më shumë në promovimin e produkteve lokale dhe besoj se do ia arrijmë në kohë rekord kësaj pune dhe t’i japim secilit mundësinë të jetojë me dinjitet në shtëpinë e vet.

Article Logic
Execution time: 0.003652811050415