INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Projektbuxheti i vitit 2017 përplas Ramën me Boden [VIDEO]

Publikuar më: 17:47 01-12-2016

Plot 65 minuta ju deshën Kryeministri Edi Rama për të mbrojtur projektbuxhetin për vitin e ardhshëm në sallën e parlamentit. Politikat ekonomike të ndërmarra nga e majta tha Edi Rama, kanë sjellë stabilitetin ekonomik në shqipëri, e më konkretisht duke ulur borxhin e rritur ekonominë.
Kundërpërgjigjja e opozitës erdhi nëpërmjet zërit të ish ministrit të financave Ridvan Bode.
Kryeministri thotë se mazhoranca e majtë ka mbajtur premtimet, e një prej tyre është dhe ai i punësimeve.
Taksat ishte një tjetër pikë ku shumica e opozita kanë qasje krejt të ndryshme me njera tjetrën.
Edi Rama:
“Sot biznesi i vogël ka 0 taksa”.
Ridvan Bode:
“Biznesit të vogël i janë 2-fishuar taksat nga bashkitë”.

Article Logic
Execution time: 0.0027740001678467