INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdes në spital 43 vjecari, familjarët akuzojnë mjekët dhe policinë

Vdes në spital 43 vjecari, familjarët akuzojnë mjekët dhe policinë

Publikuar më: 10:52 30-12-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Fierti, ku një 43 vjecar ka ndërruar jetë. Familjarët akuzojnë stafin e mjekëve për mosdhënien e ndihmës së parë në kohën e duhur per pacientin.

Besnik Ramaj ka ndërruar jetë katër ditë më parë dhe familjarët besojnë se përvec mjekëve ka qenë e përfshirë edhe policia, që ka fshehur ngjarjen.

Denoncimi bëhet nga avokati Kujtim Cakrani, i cili në një video në Facebook, bën me dije se do kallëzohet penalisht stafi i spitalit të Fierit.

Ndërkohë që ende nuk ka një version zyrtar nga spitali i Fierit për rrethanat e vdekjes së Besnik Ramajt, 43 vjec.

Article Logic
Execution time: 0.0039019584655762