INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama viziton familjen e varfër me shumë anëtarë në Shkodër! Batuta me kryefamiljarin: ‘’Po të 8-tin kur do ta bësh?’’

Rama viziton familjen e varfër me shumë anëtarë në Shkodër! Batuta me kryefamiljarin: ‘’Po të 8-tin kur do ta bësh?’’

Publikuar më: 10:42 30-12-2018

Familja e Vullnet Shabës ishte ajo e radhës e përzgjedhur nga kryeministri për bamirësinë e radhës. Familja e tij e vendosur në Shkodër dhe me shumë anëtarë në radhët e saj kishte kushte të mjerueshme banimi, për të cilat Edi Ram i premtoi se do t’i ndërtonte një shtëpi të re.

Në ditën e sotme me anë të një video në Facebook, kryeministri tregoi shtëpinë e përfunduar dhe të re. Në një vizitë me ministren Ogerta Manastirliu ata zhvilluan gjithashtu një bisedë të ngrohtë edhe me familjarët e kësaj shtëpie.

Gjatë bisedës me kryefamiljarin, ky i fundit ka 7 fëmijë, ndërsa ministrja ishte e para që e pyeti kur do e nisë të tetin.

"I teti ka 1200 dollarë", ia ktheu Rama duke qeshur.

"Kështu mendoje njëherë", tha ministrja.

Kujtojmë se Manastirliu është një nga ministret që i shpëtoi shkarkimit, por Rama e paralajmëroi në Asamble se ka afat deri në qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0038208961486816