INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

‘Vdekje Amerikës!’ Qindra mijëra iranianë kundra Trumpit [VIDEO]

Publikuar më: 14:25 10-02-2017

Qindra mijëra iranianë u mblodhën të premten të betohen për besnikëri ndaj estabilishmentit klerik pak pas paralajmërimit të presidentit  Donald Trump për provat e raketave.

Qindra shetas, ushtarë dhe policë organizuan nje marshim të frikshëm në sheshin e Teheranit në përvjetorin e Revolucionit Islamik të Iranit të vitit 1979.

Ata mbanin parulla që lexonin "Vdekje Amerikës", dhe portrete të zotit Trump, ndërsa një grup i policisë ushtarake këndonte këngë tradicionale revolucionare.

Televizioni shtetëror tregoi pamjet e njerëzve që shkelnin mbi fotot e Trump në një rrugë qendrore të Teheranit, shkruan “Reuters”.

Marshuesit mbanin flamuj iraniane dhe parulla që lexonin : "Faleminderi zoti Trump që tregove fytyrën e vërtetë të Amerikës."

Article Logic
Execution time: 0.0038011074066162