INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ReportIN': Shitësit ambulantë pushtojnë trotuaret e Institutit [VIDEO]

ReportIN': Shitësit ambulantë pushtojnë trotuaret e Institutit [VIDEO]

Publikuar më: 14:14 10-02-2017

Tregjet në Tiranë nuk po përdoren nga tregtarët, ato preferojnë ti shesin produktet e tyre në rrugë dhe trotuare.

Pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, ndodhet tregu i zonës së Institutit i cili po boshatiset nga tregtarët, pasi këto të fundit preferojnë ti shesin produktet e tyre vend e pa vend.

Rrugët dhe troruaret në këtë zonë janë të mbushura me produktet, duke shkaktuar kështu një kaos të vërtetë dhe burim infeksionesh.

Kjo situatë kaotike është e pranishme tek rruga “Kastriotët”, sapo kalon urën e Institutit, zona është kthyer në një makth për kalimtarët dhe banorët e kësaj zone.

Shitësit ambulantë tregtojnë produkte të ndryshme, duke përfshirë edhe produktet e bulmetit dhe peshkut, por siç vihet re nga fotot, ato janë jashtë të gjitha kushteve higjeno-sanitare.

Ajo që është më tepër shqetësuese, për këdo që blen nga këto ushqime, janë kushtet e tregtimit të cilat lënë shumë për të dëshiruar.

Ato janë të pa ambalazhuara ose të mbështjella me materiale plastike, si qese, bidonë dhe kova, të siguruara nga shitësit.

Në këto ambalazhime mund të depërtojnë lehtësisht jo vetëm pluhurat e rrugës, por edhe baktere e insekte të shumëllojshme.

Qytetarët e kësaj zone janë të vetëdijshëm për rrezikshmërinë e këtyre produkteve, por ata thonë se këtu mund të gjejnë produkte organike dhe të rritura në mënyrë natyrale.

Gjithashtu pohojnë se frutat dhe perimet që shiten nëpër dyqane e tregje janë me çmime më të shtrenjta se produktet që shiten në rrugë.

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0044169425964355