INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vazhdon skandali i tresheve seksuale të Mel B, dalin në skenë 20 partnerë të tjerë! [FOTO]

Vazhdon skandali i tresheve seksuale të Mel B, dalin në skenë 20 partnerë të tjerë! [FOTO]

Publikuar më: 10:45 06-04-2017

E përfshirë edhe Cheryl?!

Ish bashkëshorti i  Mel B raportohet se është tërbuar për miqësinë që ish ylli i Spice Girls krijoi me këngëtaren britanike Cheryl gjatë shfaqjes së tyre në X Factor. Burime pranë Mel kanë rrëfyer për The Sun se Belafonte ka humbur toruan kur Mel kapi të pasmet e Cheryl duke bërë shaka. Producenti 41 vjeçar i filmave ishte gjithashtu i pakënaqur me sjelljen flirtuese që ish gruaja e tij kishte përreth bukuroshes 33 vjeçare, sot e dashura e Liam Payne. Kujtojmë se më parë Mel B është përfshirë në disa marrëdhënie dhe lidhje me femra të tjera, ndërkohë që e ka deklaruar biseksualitetin e saj. Ndërkohë dalin të reja tronditëse rreth faktit se Belafonte e kishte detyruar Mel-in të bënin seks treshe me partnerë të tjerë. Më shumë se 20 partnerë seksualë të çiftit që janë përfshirë në treshe kanë kërkuar avokatë si pasojë e frikës se mos dalin videot e seksit në të cilat ata janë shfaqur me çiftin.

grabbs.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040838718414307