INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vatikan, fëmija ngacmon rojen zviceriane, reagimi i Papa Franceskut...[VIDEO]

Vatikan, fëmija ngacmon rojen zviceriane, reagimi i Papa Franceskut...[VIDEO]

Publikuar më: 18:23 28-11-2018

Një ndodhi e papritur në Vatikan. Papa Francesku ishte duke folur përpara besimtarëve, por fjala e tij ndërpritet nga një fëmijë i cili ishte shumë kurioz për të parë nga afër rojen zviceriane.

Pa emocione fëmija kalon shkallët dhe tërësisht i lirë ai e prek dhe më pas largohet duke vrapuar.

Një moment i tillë u përcoll me të qeshura e sigurisht edhe Ati i Shenjtë nuk mund të mos buzëqeshte.

Më pas Papa tregon edhe historinë e vogëlushit.

“Ai nuk flet por ka gjetur mënyrën sesi të komunikojë. Mbi të gjithë është i lire” u shpreh kreu i Vatikanit.

Article Logic
Execution time: 0.0042870044708252