INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Shqiptarët nuk mund të pranojnë një qeveri anti-amerikane

Vasili: Shqiptarët nuk mund të pranojnë një qeveri anti-amerikane

Publikuar më: 10:32 14-07-2018

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili deklaron se raporti i DASH tregon se qeveria shqiptare nuk po punon si duhet në luftë kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit”. Në një postimi në rrjetin social FB, Vasili shkruan se shqiptarët nuk mund të pranojnë një qeveri antiamerikane.

Petrit Vasili
DASH paralajmeroi pastrimin masiv te parave dhe kullat ne Tirane jane prova e qarte dhe e rende e inkriminimit te qeverise.
Vetem disa jave me pare Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi shume qarte se Shqiperia mbetet vend kryesor i pastrimit te parave.
DASH konfirmoi se Shqiperia eshte nen vezhgim te rrepte per pastrimin e parave si dhe vuri gishtin edhe ne format e ketij pastrimi.
Dhjetrat kullat ne Tirane jane prova e qarte, qe fajeson pa asnje ekuivok qeverine e inkriminuar ne kete fenomen shkaterrimtar per ekonomine e vendit dhe per kriminalizimin e jetes politike dhe shoqerore te tij. Moskonfiskimi i aseteve te veprimtarise kriminale dhe perkundrazi shnderrimi nga qeveria i Shqiperise ne nje parajse dhe lavatrice kolosale te pastrimit te parave jane ne syte e te gjithe shqiptareve,por edhe te partnereve nderkombetare, qe po ndjekin hap pas hapi me te gjitha instrumentet situaten.
DASH konfirmonte ne raport se
“Vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare.
Burimet kryesore të parasë kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qënieve njerëzore,”
“Ndërtimi, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”, theksohet në raport.
Departamenti Amerikan i Shtetit theksonte : “Institucionet shqiptare nuk janë efektive në luftën kundër pastrimit të parave.
Si rezultat, paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht.
Në 2017-n, ligji i konfiskimit anti-mafia është ndryshuar.
Përkundër ndryshimeve në ligj për të përmirësuar aftësitë e prokurorëve për të hetuar dhe konfiskuar asetet në lidhje me të ardhurat kriminale, mangësitë mbeten në zbatimin e ligjit.”
Qeveria tashme eshte vendosur qartazi kunder SHBA-se dhe kunder gjithshkaje qe DASH kerkoi me force kunder pastrimit te parave qe shkaterrojne vendin.
A mund ta pranojne shqiptaret nje qeveri antiamerikane?
Sigurisht qe kurre jo.

Article Logic
Execution time: 0.0025269985198975