INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili i kthehet ‘ashpër’ Fleckenstein: ‘’Hapja e negociatave gënjeshtër, hape shampanjë me qeverinë dhe festove’’

Vasili i kthehet ‘ashpër’ Fleckenstein: ‘’Hapja e negociatave gënjeshtër, hape shampanjë me qeverinë dhe festove’’

Publikuar më: 20:16 10-04-2019

Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Integrimit që u zhvillua ditën e sotme në Tiranë.

Me anë të një postimi në 'Facebook', Vasili shprehet me ironi se Këshilli i Integrimit është bërë si klub vajtocash, sokaku i të marrëve dhe serë OMGJ-sh politike.

Sipas Vasilit, hapja e negociatave është thjesht një gënjeshtër e madhe.

Kujtojmë që gjatë fjalës së tij Knut Fleckenstein deklaroi që qeveria dhe PD i kanë dyert e hapura në Parlamentin Europian, duke përjashtuar LSI.

Statusi i plotë:

Keshilli i Integrimit si serë e OMGJ-ve politike !

Keshilli i integrimit si klub vajtocash!

Keshilli i integrimit si sokaku i te marreve!

Keshilli i integrimit si nje i marrë,qe flet me veten!

Keshilli i integrimit si serë OMGJ-sh politike!

Keshilli i integrimit si Mërgata e Qyqeve!

Per cfare negociatash po na flasin sot se na gajasën??

Po keta me qeveri e me Flekenshtejn and co. hapen shampanjen,u perqafuan dhe u shtrenguan fort...edhe na uruan me te madhe që vjet, ne qershor te 2018,se negociatat ishin HAPUR !?
Bo bo ç'genjeshtarë, apo LIARS sic i thone anglisht!!

Article Logic
Execution time: 0.0044190883636475