INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VAR anullon penalltinë, shikoni rastin që po çmend Anglinë [VIDEO]

VAR anullon penalltinë, shikoni rastin që po çmend Anglinë [VIDEO]

Publikuar më: 11:32 06-01-2019

Teknologjia VAR ka nisur të përdoret edhe në Angli, në ndeshjet e Kupës, dhe gjithashtu do të jetë edhe në disa prej ndeshjeve të mbetura në Premier League. Por, ditën e djeshme, në ndeshjen mes Burnley dhe Brunsleyt në FA Cup, ka ndodhur një episod i pazakontë.

Për vendasit e Burnleyt, ishte akorduar një penallti, por sapo futbollisti Matej Vidra po nisej për të goditur topin nga 11 metra, VAR-i u fut në lojë. Arbitri kryesor ndali vrullin e futbollistit..

Anësori e sinjalizoi, se pasi rasti ishte parë me VAR, ishte vënë re një pozicion jashtë loje, para faullit të shkaktuar në zonë, që solli edhe penalltinë. Vendasit e Burnleyt fituan takimin, me shifrat 1-0, vetëm falë një tjetër penalltie, të shënuar në minutën e 92'.

Article Logic
Execution time: 0.0029399394989014