INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka punuar në fshehtësi, Çelsi po përgatit lëvizjen e bujshme

Ka punuar në fshehtësi, Çelsi po përgatit lëvizjen e bujshme

Publikuar më: 11:42 06-01-2019

Drejtuesit e Çelsit po punojnë për një sulmues që garanton gola. Forma e dobët e Moratës i ka çuar londinezët në disa pista. Sipas të përditëshmes “Sunday Express”, duket se drejtuesit e bluve të Londrës kanë punuar në prapaskenë për të bërë një lëvizje të bujshme. Ata kërkojnë të sjellin në ekip Edinson Kavanin.

Çelsi është gati të paguajë deri në 56 milionë euro për të marrë shërbimet e 31-vjeçarit që luan për PSG-në që nga viti 2013. Ai ka realizuar 236 gola në 175 ndeshje. Sipas mediave angleze, marrëveshja po kryehet në fshehtësi dhe palët kanë kohë që diskutojnë mes tyre. Kjo lëvizje do të thoshte largim përfundimtar për Moratën.

Article Logic
Execution time: 0.0037698745727539