INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Valverde – Lopetegui, kush starton në “El Clasico”?

Valverde – Lopetegui, kush starton në “El Clasico”?

Publikuar më: 16:03 28-10-2018

Barcelona pret Real Madridin në “tempullin Camp Nou”për sfidën që fillon në ora 16:15 Mungesa e Messit dhe Ronaldos është ajo çka tërheq vëmendje. Kjo ndodh për herë të parë që nga viti 2007. Mungesa e dy më të mirëve të futbollit, lë shumë pikëpyetje rreth mënyrës se si do të pozicionohen skuadrat në fushë.

Trajnerët kanë dilema të mëdha se cilët lojtarë do të zbresin në fushë. Për Barcelonën, Ter Stegen do të jetë i pa prekshëm. Në qendër të mbrojtjes nuk ka opsione tjera përveç Pique dhe Lenglet, pasi Umtiti e Vermaelen janë të lënduar. Jordi Alba do të jetë pa diskutim në krahun e majtë të mbrojtjes, kurse Roberto dhe Semedo janë në balotazh për krahun e djathtë.

Në mesfushë pritet të paraqiten Rakitic dhe Busquets. Krahas tyre besohet se do të luaj Arthur, i cili pati paraqitje të shkëlqyer ndaj Inter, por, edhe për arsyen se mungesat e sulmit bëjnë që Coutinho të shkojë në ofanzivë.Coutinho e Suarez do ta përbëjnë sulmin. Rafinha e Dembele janë dilema e vetme.

Real Madrid: Julen Lopetegui ka më pak mungesa në skuadër. Marcelo është i rikthyer në skuadër dhe do të mund të startojë. Në pikëpyetje janë Carvajal dhe Mariano Diaz.Besohet se Lopetegui do të futet me skemën 4-4-2.Në portë pritet të startojë Courtois. Mbrojtja me gjasë do të përbëhet nga Vazquez, Ramos, Nacho dhe Marcelo. Modric, Kroos, Casemiro e Isco pritet të startojnë në mesfushë, kurse në fazën e sulmit pritet të luajnë Bale dhe Benzema

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605