INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza u përdhunua për 3 vite nga babai/ E ëma s’do ta shohë më i kërkon florinjtë! A quhet nënë kjo?

Vajza u përdhunua për 3 vite nga babai/ E ëma s’do ta shohë më i kërkon florinjtë! A quhet nënë kjo?

Publikuar më: 10:59 12-07-2019

Një ngjarje e rëndë u raportua nga Kubini tre ditë më parë. Një 18 vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga babai për 3 vite me radhë dhe askush nuk i kishte dalë në krah madje dhe strukturat e shtetit. Vajza guxoi dhe denoncoi aktin e rënëde në Fiks Fare dhe më pas historia e saj u bë virale dhe i ati më në fund u arrestua. Po është e tmerrshme se si nëna e vajzës së dhunuar jo vetëm e mohon dhe nuk e pranon më në shtëpi por ka telefonon në redaksinë e Fiks Fare duke kërkuar florinjtë e vajzës dhe ka kërcënuar punonjësit.

TCH shkruan se ajo ju ka thënë në telefon mbajeni vajzën, dua florinjtë. Ajo kërkon që vajza të kthejë unazën e fejesës, së bashku me dhuratat që i fejuari i ka bërë.
Pra është e qartë se familjarët, pas gjithë kësaj historie incesti e braktisën vajzë duke mbështetur babain monstër.
Në të gjitha telefonatat dhe mesazhet, nëna dhe vëllai i vajzës 18 vjeçare nuk dënojnë veprimet e babait, por kërkojnë të vënë nderin në vend me anë të kërcënimeve kundrejt Fiks Fare dhe dukë bërë hasha vajzën e abuzuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828