INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza sulmohet në stacion. Një spray piperi e shpëton nga agresori [VIDEO]

Vajza sulmohet në stacion. Një spray piperi e shpëton nga agresori [VIDEO]

Publikuar më: 12:12 06-08-2018

Një 25-vjeçare italiane tregon se si arriti të neutralizuar agresorin duke përdorur spray me piper. Dy javë më parë vajza rrezikoi përdhunim në zemër të Milanos, në stacionin Garibaldi ndërsa ishte në rrugën e kthimit në shtëpi pasi kishte përfunduar punën në agim. Ajo arriti të shmang sulmin vetëm në sajë të spry-t me piper. Ajo ka rrëfyer në media frikën dhe qartësinë me të cilën arriti të neutralizonte sulmuesin e saj, një nigerian 31 vjeçar i për policinë: "Unë isha ndjerë kurrë në rrezik, por nga ai moment nuk dal vetëm vonë "-thotë 25-vjeçarja. Bombolën e piperit e kisha rastësisht me vete: "Një mik më dha një muaj më parë: " Shiko, ti kthehesh gjithmonë vonë, mund të duhet një ditë. Unë nuk e mendova shumë e mora një dhe e mbajta në çantë. Ai kishte të drejtë"-vijon rrëfimin vajza. Më tej ajo tregon detaje mbi sulmi dhe dinamikën e ngjarjes të regjistruar nga kamerat e stacionit. "Unë isha duke shkuar poshtë shkallët për të marrë trenin si zakonisht, unë jetoj jashtë Milanos. Isha duke hedhur hapat e para kur vjen një përballë e më thotë" Përshëndetje bukuroshe unë dua që të ... bërtita dhe ai duket se u frikësua sepse iku. Por në një moment më pas ai u shfaq përsëri. Mu afrua dhe më shtyu kundër murit, arrita të ikë nga shkallët lëvizëse, por ai më kap përsëri, kështu që për të marr pak kohë, i thashë 'le të bëjmë gjërat me qetësi, më jep numrin tënd të telefonit'. Ai e la krahun tim për një moment të lirë dhe unë dhe gjeta mundësinë që të nxjerr spray-n nga çanta dhe ja hodha në fytyrë”-rrëfen 25-vjeçarja.

Article Logic
Execution time: 0.0038259029388428