INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, mos i ngatërroni këto sjellje të zakonshme të tij sikur janë sinjale simpatie

Vajza, mos i ngatërroni këto sjellje të zakonshme të tij sikur janë sinjale simpatie

Publikuar më: 12:28 20-04-2017

Ka një ndryshim të madh mes interesit minimal dhe simpatisë prej vërteti.

Megjithatë, shenjat që na jep tjetri ndonjëherë i interpretojmë siç duam. Përshembull, sjellje të zakoshme të tij na duken sikur janë sinjale simpatie.

 

Ndryshimi mes dikujt që të pëlqen vërtet dhe dikujt që ka një interes të vogël kundrejt nesh, është se i pari bën po të njëjtat gjëra si i dyti, por edhe disa më shumë.

Por mos e gënjeni veten: këto mund të mos jenë sinjale, thjesht veprime të zakonshme të dikujt që të njeh. Ja shenjat që na bëjnë të mendojmë se i pëlqejmë dikujt, por me gjasë, nuk tregojnë asgjë.

1. Kur ai pëlqen foton tënde të profilit në Facebook

Mendo pak: edhe ti do t'i jepje "like" një fotoje profili të dikujt që e njeh, nëse ka dalë bukur. Ose ose, e kundërta: s'i pëlqen fare ajo foto, por e pëlqen sa për respekt. Shkurt, like-t tani s'i kursen njeri, të gjithë u bëjnë like të gjithëve dhe madje, ndonjëherë na pëlqejnë pikërisht ata që nuk u bëjmë like.

2. Kur pëlqen çfarëdolloj gjëje tënden në rrjetet sociale

Kjo s'do të thotë gjë. Asgjë! Mund të kesh një profil interesant për të por, kjo nuk do të thotë se i pëlqen.

3. Kur ai të qëras

Epo, është tjetër gjë kur dilni të dy me idenë për t'u njohur, dhe tjetër gjë kur vetëm ti del me idenë për t'u njohur me të. Por edhe kur dilni si miq, është minimumi që dikush mund të bëjë. Bëni mirë ta qërasni ju herën tjetër.

4. Kur ai të pyet a ke ndonjë plan të premten

Mbahu, mbahu. Ndoshta po shikon ç'mundësi ka për atë natë, dhe ti je një prej opsioneve. Urime!

5. Kur të merr në orën 1 të natës dhe kërkon të të takojë

Kjo, e dashur, quhet "takim nate".

6. Kur t'i kthen mesazhet në sekondë

Thjesht po të përgjigjet. Po të ishte më i interesuar, do të mendohej pak më shumë përpara se të të kthente.

7. Kur takoheni dhe të fton për pizza

Thjesht i hahej, dhe ti qëllove aty. Vetëm qentë hanë vetëm, thonë.

8. Kur të kap dorën në rrugë

Mund të jetë thjesht një përpjekje për të krijuar afrimite fizik. Kaq.

9. Kur të fton të pëlqesh faqen e tij në Facebook

Ty, dhe 458 miqtë e tjerë.

10. Kur sillet mirë

Këtu ngatërrohemi gjithmonë ne. Ndoshta është thjesht djalë i mbarë, ndoshta nuk është fare i mbarë, por është i sjellshëm, me të gjitha.

Article Logic
Execution time: 0.0037081241607666