INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza! Këto janë 7 shenjat që tregojnë se ai nuk ju dashuron më

Vajza! Këto janë 7 shenjat që tregojnë se ai nuk ju dashuron më

Publikuar më: 20:59 17-01-2017

Kur e kuptoni se i dashuri juaj nuk ju dashuron më, sigurisht që mërziteni dhe ndiheni e vetmuar. Dhe më pas filloni t’i bëni 1 milion pyetje vetes, ku gabova? Pse më ndodhi kjo mua? Mirëpo as një sasi mendimesh nuk mund të rikuperojnë këtë dashuri të humbur.

Për këtë arsye, ju duhet të jeni të vetëdijshme për shenjat që tregojnë se bashkëshorti juaj nuk sillet më si më parë. Intv.al ju sjell 7 prej tyre:

1-Nuk jeni më epiqendra e tij

Një burrë i dashuruar të ka ty si pririoritet, por nëse ai ka vendosur gjëra të tjera në fokus, atëherë nuk ju do më, kështu që merrni masa, dhe bisedoni me të se pse po sillet kaq çuditshëm.

2-Nuk ju shikon në sy

Thonë që sytë janë dritarja e shpirtit. Dhe nëse ai nuk ju shikon në sy, atëherë duhet të uleni e të bisedoni gjerë e gjatë sepse diçka nuk po shkon siç duhet.

3-Humbet iniciativën

Ai nuk fillon asnjëherë i parë për një kontakt fizik me ty. Anjë puthje, përfaqim duarsh dhe as një për përqafim të thjeshtë. Kështu që ju ngel juve të merrni iniciativën, dhe kjo mund t’ju zgjojë një dyshim të madh se lidhja juaj po merr fund.

4-Distanca

Nëse ai është më shumë jashtë se në shtëpi, dhe gjithmonë gjen një justifikim për këtë, atëherë kujtoni se një mashkull i dashuruar do gjithmonë të jetë me vajzën që adhuron

5-Nuk keni lidhje emocionale

Nëse ndonjëherë ndjeni nevojnë për t’u përballur me atë në lidhje me sjelljen e tij jo të zakontë, dhe ai vazhdon të distancojë veten ose të shmangë një bisedë emocionuese, mund të jenë disa gjëra: Ai ose është thjesht një njeri që nuk dëshiron të bëhet i ndjeshëm dhe të flasë rreth emocioneve, ose ai ka frikë t’ju lëndojë dhe të pranojë të vertetën, ose ai nuk ju do më.

6-Të kritikon

Ka kritika pozitive që mund t’ju ndihmojnë të mësoni dhe të rriteni. Por ka edhe kritika negative ku një person tallet me ju. Pra nëse i dashuri juaj ankohet për diçka qesharake, ai nuk ju do më.

7-Nuk i intereson asgjë rreth teje

Nëse atij nuk i intereson më asgjë rreth teje, pra lidhur me çdo problem tëndin, ose edhe ngjarje pozitive, duhet të bëhesh e fortë dhe të pranosh që ai nuk do të jetë më me ty.

Article Logic
Execution time: 0.0039141178131104