INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja 7 gjërat e thjeshta që duhet të bëni për të qenë të lumtur!

Ja 7 gjërat e thjeshta që duhet të bëni për të qenë të lumtur!

Publikuar më: 21:45 17-01-2017

Ne shpesh lejojmë që stresi të na hedhë poshtë, por ka disa gjëra ose persona që çdokush prej nesh i bën pjesë të rutinës së përditshme për të ngritur humorin dhe për ta bërë ditën më të bukur. Nëse keni ngecur në trafik, keni dhimbje koke prej punës, mendimet pozitive mund të bëjnë diferencën. Intv.al ju sjell 7 prej tyre:

1-Gjeni diçka ose dikë për të cilën jeni mirënjohës

Sado keq të jetë gjendja juaj, mos harroni se ekziston një gjë për të cilën duhet të jeni mirënjohës. Mund të jetë puna, shkolla, familja ose rrethi juaj shoqëror.

2-Jetoni në të tashmen

Njerëzit e lumtur nuk e lejonë të shkuarën t’i hedhë poshtë. Ata gjithashtu nuk presin të ndodhë diçka e mirë në të ardhmen. Ata jetojnë në të tashmen dhe punojnë për të arritur objektivat e tyre. I kushtojnë kohë familjes, miqve dhe gjërave që duan më shumë.

3-Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

Të shqetësoheni për mendimet dhe opinionet e të tjerëve mund të ndikojë mendërisht dhe emocionalisht te ju. Njerëzit e lumtur e dinë se është e pamundur për të kënaqur të gjithë. Ata nuk lejojnë që mendimet negative të njerëzve të ndikojnë te ta.

4-Gjithmonë jini miqësor

Të jesh miqësor me të tjerët asnjëherë nuk është e mbivlerësuar, për të tepër të bën të ndihesh mirë.

5-Buzëqesh

Humori juaj mund të ketë ndikim pozitiv dhe negative te të tjerët. Njërzit e lumtur buzëqeshin sa më shumë që të jetë e mundur, edhe nëse gjërat në jetën e tyre nuk shkojnë siç duhet.  

6-Vazhdoni të mësoni

Njerëzit e lumtur janë kurioz. Ata duan gjithmonë të marrin sa më shumë njohuri rreth botës që i rrethon. Ata janë të bindur se gjithmonë ka diçka më shumë për të mësuar.

7-Jepni kontributin tuaj rreth botës që ju rrethon

Një nga gjërat që ju sjell më shumë lumturinë është të bësh ndryshime pozitive në ambientin rreth jush. Si përshembull punë vullnetare në komunitet, të ndihmosh dikë në nevojë, ose thjesht t’i buzëqeshni një të huaji.

Article Logic
Execution time: 0.0034940242767334