INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza e shkrimtarit Dritoro Agolli mesazh prekës për të atin

Vajza e shkrimtarit Dritoro Agolli mesazh prekës për të atin

Publikuar më: 10:18 24-01-2017

Shkrimtari i madh shqiptar Dritëro Agolli duket se po kalon ditë të vështira. E kjo ka sjellë dhe mesazhet prekëse të vajzës së tij Elona Agooli, të cilat ia përcjell të atit nëpërmjet rrjetit social facebook.
Mesazhi i plotë i Elona Agollit në facebook:
“Babushi im më ndje; e di që ti në këtë orë lufton me errësirën, pasi ti e urren atë. Ti pret dritën. Unë jam me pjellën time tani, në një botë krejt ndryshe nga e jona, në një botë ku konsumohet e gëzohet; e ndërsa ti, i përhumbur mendon sesi do të jetë ajo botë e përtejme, ku mbizotëron errësira, ajo çka vështirë për ty si ateist, të mendohet e bukur dhe shpresëdhënëse. Ati im më ndje; unë jam me Luelin e duhet të jem e gëzuar në sytë e tij, paçka se zemra pikon lotë, paçka se mendjen e kam tek ti. Të dua shumë ati im. Nëse do të mund të dhurohej jeta, unë do ta jipja për ty; nëse do të mund të transferohej gëzimi, unë do të bëja çmos të të lumturoja. Sot të bleva një shishe bojë e një pompë për stilografin tënd. Siç ma dhe porosinë para se të nisesha. Kur të kthehem, do të t’i tregoj dhe e di që do kënaqesh. Do mbushësh penën tënde, që aq ka gërvishur letrën e aq vargje e radhë ka shkruar. Të dua shumë Ati im”.

Article Logic
Execution time: 0.0039348602294922