INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U VETËVAR në burgun e Beratit, 38 vjeçari është xhaxhai i Arielës që u ekzekuta nga…

U VETËVAR në burgun e Beratit, 38 vjeçari është xhaxhai i Arielës që u ekzekuta nga…

Publikuar më: 22:22 13-03-2019

Një 38-vjeçar që vuante prej disa muajsh dënimin në IEPV-në e Beratit është gjetur i vetëvarur në qelinë e tij mesditën e sotme. Bujar Murati, 38 vjeç, nga fshati Lybeshë i rrethit të Poliçanit është gjetur në qelinë e tij nga punonjësit e burgut dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Burimet spitalore konfirmojnë se 38-vjeçari kishte mbërritur në spital në gjendje kome dhe për këtë arsye është dërguar me urgjencë në Tiranë. Të kontaktuar BalkanWeb, burimet e burgut nuk kanë dashur të japin asnjë informacion në lidhje me ngjarjen e rëndë, shkaqet dhe dinamikën e saj. Ajo që u arrit të mësohej, është fakti se 38-vjeçari Bujar Murati është xhaxhai i Ariela Muratit, studentes që u vra nga i dashuri i saj pranë fakulteti të Mjekësisë në Tiranë rreth 1 vit më parë.

Ende nuk dihet shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje të rëndë që u mbajt e fshehtë nga institucioni i Burgut të Beratit.

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549