INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parlamenti britanik voton kundër daljes nga Bashkimi Evropian

Parlamenti britanik voton kundër daljes nga Bashkimi Evropian

Publikuar më: 22:02 13-03-2019

Ditën e sotme, parlamenti britanik ka refuzuar daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian pa një pakt.

Parlamenti ka votuar me 312 vota në të mirë të daljes së Britanisë me marrëveshje në krahasim me 308 kundër.

Kujtojmë këtu se Britania ishte planifikuar të largohej nga BE-ja më 29 mars të këtij viti, por tani ekziston dilema nëse një gjë e tillë do të ndodhë.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja në krahasim me 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043418407440186