INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anija shqiptare Oriku ndalon 111 emigrantë në det të hapur

Anija shqiptare Oriku ndalon 111 emigrantë në det të hapur

Publikuar më: 09:51 21-09-2019

Anija shqiptare Oriku, e cila patrullon në detin Egje në kuadër të NATO-s, ka ndaluar 111 emigrantë sirianë, irakenë dhe palestinezë në tre operacione të ndryshme.

Mësohet se emigrantët ishin nisur nga brigjet turke dhe udhëtonin me dy gomone dhe 1 skaf në drejtim të Greqisë kur janë ndaluar nga anija shqiptare.

Bëhet e ditur se më pas ata i janë dorëzuar Rojes Bregdetare turke.

Në lidhje me këto tre operacione ka reaguar edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cilia shkruan se: “Natë intensive për anijen shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje. 111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë u shpëtuan në 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë. Emigrantët të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke.”

Article Logic
Execution time: 0.0039970874786377