INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urimi i Arbanës nuk qenka gjë para këtij urimi që i bëri i dashuri i saj i përfolur për ditëlindje: Arsye për...[FOTO]

Urimi i Arbanës nuk qenka gjë para këtij urimi që i bëri i dashuri i saj i përfolur për ditëlindje: Arsye për...[FOTO]

Publikuar më: 11:15 07-05-2019

Ditën e sotme, moderatorja e njohur Arbana Osmani feston ditën e lindjes por ajo nuk është e vetmja nga stafi i “Dua të të bëj të lumtur” që feston.Edhe Eduart Grishaj, regjisori i këtij emisioni ka lindur në 7 maj. Një koinçidencë e këndshme që duket se i ka lidhur edhe më shumë me njëri tjetrin.

Arbana ka zgjedhur një mënyrë shumë të këndshme ta urojë Eduartin nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instastory duke e quajtur “binjakun” e saj, ndërsa e shoqëron urimin me emoji zemrash (lexo këtu).

Nuk ka qëndruar në heshtje as regjisori i njohur i cili prej javësh flitet si i dashuri i Arbanës. Ai ka bërë një urim më të ndjerë dhe shumë të drejtpërdrejtë për moderatoren.

"Arsye për të festuar ditëlindjen. Edhe 100 e rralla", i shkruan ai në urimin emocionues, që shoqëron foton ku ata shfaqen bashkë, të lumtur dhe të qeshur.

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717