INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urdhri për dorëheqjet në Shkodër, reagon PD: PS në administrimin e Tom Doshit

Urdhri për dorëheqjet në Shkodër, reagon PD: PS në administrimin e Tom Doshit

Publikuar më: 15:33 29-08-2019

Partia Demokratike kritikon Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama, lidhur me vendimin e tij të djeshëm për të shkarkuar, apo urdhëruar të dorëhiqen të gjithë drejtorët rajonalë të Shkodrës.

“Edi Rama, kryetari i sektit të Rilindjes, orët e fundit po imponon një proces tërësisht antiligjor, diskriminues dhe në gjurmët e etërve të tij biologjikë e politikë. Edi Rama po vendos PS Shkodër, në administrimin e Tom Doshit, personit i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por fillimisht, po i spastron “fushën” duke i lënë në dorë të gjitha drejtoritë rajonale në Shkodër” – thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike gjykon se “pasi të lirohen postet e drejtorëve, do të jetë “mëkëmbësi” i Edi Ramës në Shkodër, Tom Doshi, që do të emërojë drejtorët e rinj rajonal, në koordinim të plotë me kreun e bandës së Rilindjes, kryeministrin e fatkeqësisë kombëtare”.

Sipas saj, me një urdhër të paprecedentë në historinë edhe të vendeve më të prapambetura të Afrikës, Edi Rama ka nisur instalimin e partisë – shtet duke filluar nga Shkodra, siç bënë komunistët në 1945.

Article Logic
Execution time: 0.0029599666595459