INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Uragani në Hait, Obama shpall gjëndjen e jashtëzakonshme

Uragani në Hait, Obama shpall gjëndjen e jashtëzakonshme

Publikuar më: 10:11 07-10-2016

Uragani Matthew që ka përfshirë Haitin ka shkaktuar mbi 330 viktima. Stuhia klasifikohet në kategorinë 4, si më e fuqishmja që ka goditur vendin në 52 vjet.

Për këtë arsy Presidenti i SHBA, Barack Obama, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Florida, Georgia dhe Karolinën e Jugut.
"Merrni seriozisht situatën dhe evakuohuni pa hezitim njerëzit,’’ ka deklaruar Obama.

Mësohet se 50 njerëz kanë humbur jetën vetëm në qytetin jugor Roche-a-Bateau, ndërsa në provincën Sud janë shkatërruar 30.000 shtëpi.

Parashikuesit e motit presin që uragani Matthew të forcohet ndërsa zhvendoset nga pjesa veriore e ishujve Bahamas dhe drejtohet për në shtetin juglindor amerikan të Floridas. Shumica e viktimave që humbën jetën në Haiti, janë vrarë nga rrëzimi i pëmëve, si edhe mbetjet e ngurta që fluturonin si pasojë e erës së forte dhe të tjerë dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e mbytjeve në lumenj.

Haiti ka shtyrë dhe zgjedhjet presidenciale të planifikuara për të dielën, pasi shumë shkolla dhe kisha që do të shërbenin si qëndra votimi po përdoren si strehë për mijëra njerëz të zhvendosur.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324