INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! Pas përballjes me Andin dhe mundësisë për ribashkim, Jasmina fotografohet me ish-të dashurin e Teas

Upsss! Pas përballjes me Andin dhe mundësisë për ribashkim, Jasmina fotografohet me ish-të dashurin e Teas

Publikuar më: 12:30 12-10-2021

Jasmina Kadriu është kthyer këto ditë në temë të medias rozë.

Ish-konkurrentja pati një përballje me ish-konkurrentin tjetër, Andi Artanin, pas 4 muajsh që nuk kishin komunikuar fare.

Takimi shkoi me shumë kunja e zënka dhe përfundoi pa përgjigje konkrete nëse ka gjasa të rikthehen bashkë.

Këto mendime i forcoi një postim i Jasminës për ditëlindjen e Andit, të cilin e fshiu menjëherë.

Një copë tortë me shkronjën A bëri që ndjekësit të hamendësojnë se dyshja po festojnë bashkë.

Por gjersa po mendohet për një ribashkim me Andin, ish-konkurrentja befasoi edhe më shumë.

Në rrjet janë shpërndarë disa fotografi ku shihet në shoqërinë e Beartit, ish-konkurrentit që për publikun njihet më shumë si ish i dashuri i Teas.

Se ku është bërë fotografia dhe çfarë i lidh dyshen nuk dihet por në imazhet e publikuara shihen teksa kalojnë qaste të mira dhe shumë të buzëqeshur me njëri-tjetrin.

Article Logic
Execution time: 0.0033309459686279