INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin nëse është e lidhur me Atdheun, Shqipja largohet me nerva nga emisioni: “Më keni çarë kokën, Atdheu spekulohet me Borën …”

E pyesin nëse është e lidhur me Atdheun, Shqipja largohet me nerva nga emisioni: “Më keni çarë kokën, Atdheu spekulohet me Borën …”

Publikuar më: 14:32 12-10-2021

Shqipja ishte nga konkurrentet më të zhurmshme brenda programit, e cila nuk arriti që të dalë e ‘’përputhur’’ por pas daljes deklaroi se ka filluar një njohje të re.

Shumë duan të dinë ç’ndodh me jetën e saj sentimentale dhe si duket asaj i ka ardhur në majë të hundës me lajmet mbi jetën e saj private. E ftuar në “Shqipëria live”, ish-konkurrentja u nxeh kur moderatorja e pyeti nëse është e vërtetë që ka nisur një lidhje me Atdheun.

“Më keni çarë kokën Erjona”, tha Shqipja dhe u çua nga karrigia dhe hoqi mikrofonin për të lënë studion.

“Tani po më bëni të dal jashtë kontrollit. Unë të vij këtu, ti thua lidhje me Atdheun. Me Atdheun s’kam gjë, jemi shokë. Spekulohet me Atdheun, spekulohet me vëllain tim, spekulohet me Sheikun, Atdheu spekulohet me Borën…na keni… nuk e di…ju uroj gjithë të mirat”, tha Shqipja dhe u largua.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035982131958008