INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss, xing! Rihanna na fal, por këtë ndryshim në 'look' ia pamë më parë Rinës! [FOTO]

Upss, xing! Rihanna na fal, por këtë ndryshim në 'look' ia pamë më parë Rinës! [FOTO]

Publikuar më: 21:30 07-01-2020

Rina Balaj është vënë në qendër të mediave për shkak të jetës së saj personale. Një javë më parë ajo pranoi publikisht lidhjen me Sin Boy dhe tha se ata bashkëjetonin prej kohësh.

Reperja e njohur i ka habitur të gjithë vitin e kaluar teksa ka eksperimentuar me flokët e saj, kështu e gjen edhe 2020.

Nga modeli te ngjyra, Rina ka bërë ndryshime ekstreme në pamjen e saj. Nga brune, ajo vendosi që flokët t’i bënte të kuqe, më pas rozë, lejla, më pas blu dhe e fundit fare ishte ngjyra e kuqe.

E pas gjithë këtyre ndryshimeve të mëdha, duket se reperja ka vendosur që të rikthehet te floku i zi.

Reperja i ka lyer flokët te zeza dhe i ka bërë të gjitha gërsheta. Vlen të thuhet se në të njëjtin 'look' e pamë edhe yllin nga Barbados, Rihanna. Ku vlen të thuhet se Rinës ia pamë më parë dhe vetë reperja ka bërë shaka për këtë xing' që ndodhi mes tyre.

rina.jpg

 

79352806_584020185765626_2889454158845427787_n.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034210681915283