INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss! Të gjithë po flasin për sherrin e saj me Noizyn, tani Oriola Marashi quan MBRET këtë këngëtar të njohur! [FOTO]

Upss! Të gjithë po flasin për sherrin e saj me Noizyn, tani Oriola Marashi quan MBRET këtë këngëtar të njohur! [FOTO]

Publikuar më: 18:27 25-01-2019

Noizy dhe Oriola Marashi kanë qenë gjithnjë të komentuar për shoqërinë e tyre që nisi 2 vite më parë. Dyshja shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe u tha se Oriola do të publikonte një këngë që do të mbante markën e OTR.

Mirëpo mes Noizyt dhe Oriolës duket se ka ndodhur një mosmarrëveshje dhe tashmë planet nuk kanë shkuar siç i prisnim apo siç pjestarët e OTR na lajmëruan.

Ata nuk e ndjekin më njëri tjetrin në Instagram dhe as në postimet në rrjetet sociale nuk janë parë në shoqërinë e njëri tjetrit. E fakti që ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram bëri bujë dhe menjëherë ky lajm bëri namin nëpër portale.

Ndërkohë që të gjithë po flasin për këtë detaj, Oriola Marashi ka publikuar disa video në Instagram ku shihet duke udhëtuar me makinë, ndërkohë që në sfond është kënga “Mama” e Jonas Blue ft William Singe, këngë në të cilën Oriola ishte pjesë e klipit. Por në videon e publikuar në instastory, ajo etiketoi Jonas Blue dhe e shoqëroi me disa emoji ku njëri prej tyre ishte pikërisht një kurorë mbreti dhe sigurisht i referohet këngëtarit.

Me siguri nuk është ndonjë “kunj” për Noizyn, por është thjesht një vlerësim i modeles për bashkëpunëtorin e saj.

jonas.png

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766