INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më të paguarit e Instagramit! Ja sa fitojnë blogeret e famshme për 1 postim në Instagram, shifra marramëndëse [FOTO]

Më të paguarit e Instagramit! Ja sa fitojnë blogeret e famshme për 1 postim në Instagram, shifra marramëndëse [FOTO]

Publikuar më: 16:43 25-01-2019

Instagrami është kthyer në një rrjet shumë të rëndësishëm për influencuesët, të cilët fitojnë shumë marramendëse me postimet e tyre. Shoqëria e inteligjencës së medias sociale Blogmeter ka vlerësuar sa shkojnë postimet e disa prej influencuesve më të mëdhenj të Instagramit.

Në top 10-shen e influencuesve të Instagramit është edhe Chiara Ferragni, e cila ndodhet në vend të gjashtë dhe ka afërsisht 16 milionë ndjekës. Për një postim në Instagram, blogerja e njohur paguhet rreth 12.000 dollarë.

ScreenShot2016-12-13at10.45.47AM.png


Në vendin e parë, që si rrjedhim fiton më shumë, është Huda Kattan. Ajo ka 31.8 milionë ndjekës dhe fiton rreth 18.000 dollarë për një postim.

3u7zQIDT_400x400.jpg

 

Në vend të dytë është Cameron Dalls, që fiton rreth 17.000 dollarë, i ndjekur nga Jennifer Selter me një fitim prej 15.000 dollarësh.

Po ashtu, pjesë e listës janë edhe Nash Grier, Zoe Sugg, Julie Sarinana, Aimee Song, Danielle Bernstein dhe Liz Eswein.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383