INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss! Shakira nuk të fal, këngëtarja hakmerret ndaj Piques, i ndodh GJËMA!

Upss! Shakira nuk të fal, këngëtarja hakmerret ndaj Piques, i ndodh GJËMA!

Publikuar më: 15:29 19-06-2022

Mediat e huaja raportojnë se urrejtja e Shakira-s ndaj Piques dhe tradhtisë së mundshme është aq e madhe, sa ajo ka vendosur që ta ndajë me mur vilën ku jeton, me qëllimin të mos ketë asnjë lloj kontakti me pjesën që i takon ish-partnerit dhe prindërve të tij. 

Një gazetare spanjolle i doli në krah Shakirës duke thënë se nëse është e vështirë të ndahesh me një partner pas 12 vitesh, imagjinoni pak si mund të ndihesh nëse sheh çdo ditë ish-vjehrrin apo ish-vjehrrën vërdallë, duke përgjuar pranë asaj që është ende shtëpia jote.

Pas ndarjes nga Shakira dhe skandaleve për një tradhti të mundshme, futbollisti i Barcelonës, Pique ka humbur rreth 5 milionë ndjekës në Instagram. Konkretisht, profili i tij ka rënë me një milion ndjekës në ditë.

Ndërkohë, Shakira fiton rreth 300,000 përdorues në ditë.

Pique po has probleme edhe në karrierën e tij. Sipas sondazhit të fundit të Culemania, 63.3% e tifozëve besojnë se Pique duhet të tërhiqet ose të largohet nga klubi. Vetëm 17.1% e të anketuarve janë plotësisht në favor të vazhdimësisë së tij. 14.1% favorizojnë vazhdimësinë e Pique me kushtin që ai të jetë 100% fizikisht i përgatitur, ndërsa 5.4% e mbetur thonë se Pique duhet të ishte tërhequr nga Barça shumë kohë më parë.

 

Article Logic
Execution time: 0.002824068069458