INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss, me kë e ka? Dua arrin 9 milion klikime, këngëtari shqiptar i dërgon këtë mesazh:

Upss, me kë e ka? Dua arrin 9 milion klikime, këngëtari shqiptar i dërgon këtë mesazh: "Rri ti Dua, këta tanët ...”

Publikuar më: 16:38 01-02-2019

Dua Lipa ka arritur 9 milionë klikime me këngën e saj më të re, 'Swan Song'.

Janë bërë 10 ditë që Dua ka publikuar këngën e saj më të re, atë për filmin 'Alita: Battle Angel'.

Me këtë rast, ajo ka falënderuar fansat e saj pasi videoklipi i këngës ka arritur të shikohet mbi 9 milionë herë në Youtube, shkruan Gazeta Express.

Për këtë ka reaguar këngëtari i njohur, Vedat Ademi.

Ai ka ndarë në Instastory postimin e Duas, ndërsa ka shkruar: "Rri ti Dua, këta tanët i bëjnë për 3 ditë 10 milionë”.

vedati_1549041519-7058570.jpg

Kështu, Vedat ka ironizuar me shumicën e artistëve të vendit tonë, të cilët po arrijnë që të blejnë miliona klikime në videot e këngëve të tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031359195709229