INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ups! The Weeknd dhe Daft Punk përfundojnë në gjyq! Kanë vjedhur ‘Starboy’ nga kjo këngëtare? Dëgjoni ngjashmërinë [VIDEO]

Ups! The Weeknd dhe Daft Punk përfundojnë në gjyq! Kanë vjedhur ‘Starboy’ nga kjo këngëtare? Dëgjoni ngjashmërinë [VIDEO]

Publikuar më: 23:44 18-09-2018

Mund të thuhet pa dyshim se ai është një prej artistëve më unik dhe origjinalë.

Sapo dëgjojmë notat e para të këngëve të tij arrijmë të dallojmë menjëherë se bëhet fjalë pëtr një këngë nga The Weeknd,

Artisti ka spikatur me stilin dhe talentin e tij muzikor që në fillimet e karrierës, dhe ajo çka e ka bërë atë dhe më të dashur për fansat është natyra etij mjaft misterioze.

Përveç muzikës së tij dhe lidhjeve të tij “on and off” me modelen Bella Hadid dhe Selen Gomez, nuk është se dimë shumë për të.

E megjithatë artisti duket se është bërë pre e një skandali, jo të vogël.

Një prej hiteve të tij më të suksesshme “Starboy” në bashkëpunim me dyshen e njohur Daft Punk i ka çuar artistët në gjyq, kjo pasi pretendohet se kënga është e vjedhur.

këngëtare e quajtur Yasminah. Yasminah ka hedhur në gjyq The Weeknd dhe producentët e këngës “Starboy” me pretendimin se është një kopje e këngës së saj "Hooyo".

Në padinë e ngritur, ajo thotë se "Hooyo" është publikuar në vitin 2009, ndërsa “Starboy” është publikuar në nëntor të 2016-ës. Sipas Yasminah-s, ngjashmëritë mes këngëve janë lehtësisht të dallueshme.

Këngëtarja ka paditur Daft Punk dhe The Weeknd duke kërkuar si dëmshpërblim të paktën 5 milionë dollarë.

Këngën mund t’a dëgjoni këtu. Mendoni se janë të ngjashme?

 

Article Logic
Execution time: 0.0023190975189209