INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ups! Saimiri nuk e zgjodhi, Generda kapet “MAT” në krahët e Atdheut!

Ups! Saimiri nuk e zgjodhi, Generda kapet “MAT” në krahët e Atdheut!

Publikuar më: 11:35 24-02-2021

Generda nuk ishte e zgjedhura e Saimirit, por kjo nuk e ka mërzitur aspak bukuroshen e cila jeton në Gjermani. Përkundrazi, ajo është fotografuar mbrëmjen e djeshme me një nga djemtë më simpatik të "Përputhen", Atdheun.

Ka qenë gazetarja e "Daily Love Story", ajo që ka publikuar në Instastory disa foto ku në njërën prej tyre Generda shfaqet me Atdheun teksa ky i fundit i ka hedhur krahun.

“Kur të mbyllet një derë të hapet një dritare. (Më shumë Atdheu është si shtyllë, po nejse)”, ka shkruar gazetarja.

152915229_142207884419806_7988636632078039071_n.jpg

Ndërsa në foton tjetër shfaqet edhe Redona, ish-konkurrentja e cila jeton në Itali dhe Andi i "Përputhen".

Se ç'po ndodh nuk dihet, por nuk përjashtohet mundësia që të katërt të jenë miq me njëri-tjetrin. Detaje të tjera na mbetet të na i zbulojnë vetë ata.

dag.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035901069641113