INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ti sikur s'do shkelje më në Përputhen?', Shqipja i thotë TROÇ të gjitha: Nga pajtimi me Olsën tek Tea!

'Ti sikur s'do shkelje më në Përputhen?', Shqipja i thotë TROÇ të gjitha: Nga pajtimi me Olsën tek Tea!

Publikuar më: 23:27 23-02-2021

Shqipja ka vendosur t'i kthejë përgjigje pyetjeve të fansave në Instagram dhe shumica prej tyre e kanë sulmuar për faktin që ka ndryshuar deklaratat që ka thënë më parë.

"Ti sikur nuk do shkelje më në "Përputhen". Por nejse fallco janë të gjithë", i shkruan një ndjekës.

”Unë kam thënë që nuk do shkelja në Përputhen si konkurrente jo se nuk do shkel për të dhënë opinionin tim. Çfarë i keni këto o njerëz, se latë nam", përgjigjet Shqipja.

 -640-0-6034f49a7318e.jpg

Një tjetër e pyet për Anën: "Deri dje e ofendove Anën, tani bën si shoqe?"

"Nëse na shihni bashkë do të thotë që na lidh puna, jo se jemi bërë shoqe të ngushta. Kemi lënë mënjanë mëritë e emisionit dhe po vazhdojmë një jetë normale", ia kthen Shqipja.

 -640-0-6034f499e1674.jpg

Ajo tregon se me Olsën, autoren e "Përputhen", i ka sqaruar mosmarrëveshje.

"Unë nuk kam qenë kurrë e zënë me Olsën, thjesht nuk i kam hapur telefonin sepse mu kundërvunë drejt saj. Në janar ne folëm, pimë një kafe dhe sqaruam çdo gjë", shprehet Shqipja.

 -640-0-6034f49a13204.jpg

Sa i përket Teas, ajo tregon: "Mendoj që nëse pranohen të vërtetat si janë dhe ekziston një rrugë sqarimi, nuk kam pse të mbaj mëri. Thjesht s'kemi folur".

-640-0-6034f49a34cc0.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889