INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ups, s’i paskan punët mirë! LOREDANA thumbon KEQ Mozzik-un pas ndarjes: S’doja një burrë me…

Ups, s’i paskan punët mirë! LOREDANA thumbon KEQ Mozzik-un pas ndarjes: S’doja një burrë me…

Publikuar më: 13:33 22-08-2021

Javët e fundit gjërat mes çifti Loredana-Mozzik nuk po shkojnë si duhet. Nuk dihet nëse e gjitha është një lojë për vëmendje apo po kalojnë një krizë në çift, por interpretimi i rrjeteve sociale na bën të mendojmë më shumë opsionin e dytë. Ata nuk kanë folur asnjëherë drejtpërdrejtë lidhur me çfarë ka ndodhur mes tyre, por nuk ndiqen më dhe kanë postuar statuse thumbuese dhe me nënkuptime. Rastësi? Epo kur ishin bashkë nuk postuan asnjë status të dyshimtë apo për të frymëzuar ndjekësit, siç po bëjnë këto kohë.

Mbrëmjen e djeshme, reperja ka rishpërndarë në Instastory një postim që duket sikur hedh dritë mbi krizën e tyre. “Nuk kam patur kurrë nevojë për një burrë me para sepse gjithë çka dua është liria, koha, vëmendja dhe përpjekje!”- shkruhet në Instastory. Kjo vjen në një kohë kur Mozzik ka postuar disa statuse ku inkurajon të rinjtë të kenë para dhe të bëhen të pasur

Article Logic
Execution time: 0.0031850337982178