INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UPS! Fero çudit me deklaratën e tij: Noizy i çoi mesazh duke e sharë, Mozzik ia nisi të qante…

UPS! Fero çudit me deklaratën e tij: Noizy i çoi mesazh duke e sharë, Mozzik ia nisi të qante…

Publikuar më: 17:25 12-05-2022

Reperi Feronit Shabani i njohur si Fero ka thënë se Mozik ka qarë kur e ka sharë Noizy. Ai zgjedh përmes një ‘Live në Instagram’ të japë disa deklarata të forta për këngëtarin Mozik. Reperi ditët e fundit ka qenë një nga emrat më të lakuar në showbizi jo për ndonjë projekt muzikorë por pasi reperi Unikkatil i bëri diss.

Kjo ka nervozuar Feron i cili përveç Unikkatil ka shënjestuar edhe Mozzik me Getinjon pasi këta të fundit kanë marrëdhënie të mira me të. Ai akuzoi Mozik se e ka futur në konflikte me Gjikon, S4MM dhe Noizyn. Ndërkohë ai thote se kur Noizy e ka ofenduar, ai ka filluar të qante.

“Me Noizyn, me S4MM, me Gjikon unë nuk kam pasur asgjë me ta. Unë kam ndenjur në një banesë me Mozzikun, Mozziku më ka folur keq për Noizyn. Kur Noizy i ka dërguar mesazh Mozzikut duke e sharë, unë jam sharë me Noizyn. Mozziku është bërë bashkë me Noizyn. Mozziku më ka thënë mua shajt Gjikon, me qenë kundër Gjikos, kur i kam parë bashkë. Unë për Mozzikun dhe Getinjon jam kapur me një estradë. Unë me S4MM nuk kam pasur asgjë, Mozziku ka qarë sepse Noizy i çoi mesazh dhe e ofendoi”, -u shpreh Fero.

Më tej, Fero u ka kërkuar ndjesë të tre artistëve duke thënë se nuk ka pasur asnjëherë asgjë me ta.

“Unë tani i kërkoj ndjesë Gjikos, S4MM, Noizyt, të gjithë njerëzve që shkaku i Mozzikut kam hyrë në ‘beef’ me ta. Unë përvete i kërkoj ndjesë, ma bëni hallall djem, Mozziku më ka shtyrë. Unë nuk kam folur që sa kohë, tani po e tregoj të vërtetën. E kam pasur hatri i shoqërisë, ata i kanë shpërndarë njerëzit që më kanë bërë ‘diss’ mua. Unë me Unikkatilin nuk kam pasur asgjë. Kam thënë në intervista se ka qenë legjendë, por tani jam unë. Pas 10 viteve del dikush tjetër”, -ka thënë ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038490295410156