INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Universiteti, zgjedhje apo zgjidhje? [VIDEO]

Universiteti, zgjedhje apo zgjidhje? [VIDEO]

Publikuar më: 18:27 18-06-2018

Universiteti, zgjedhje apo zgjidhje, kjo ishte tema e parë e cila u diskutua në rubrikën e të rinjve në KafeIN, emision i cili startoi sot për herë të parë në In Tv dhe In Radio 105.7 FM. Fokusi i kësaj tematike ishin studentët , të cilët përballen me presionin e zgjedhjes së universitetit dhe rrugëtimit që kanë nisur, për shkak të problematikave të sistemit ndër vite.

Në lidhje direkte nga terreni ishte prezantuesi i kësaj rubrike, Dejvis Nikollaj, i cili diskutoi për problemet që lidhen me korrupsionin dhe detyrimet që u lindin studentëve gjatë universitetit.

vizi.jpg

Gjithashtu, Dejvis së bashku me Greta Allushi, prezantuesen e po kësaj rubrike, kishin pergatitur një intervistë me Asistent Lektoren e Fakultetit të Ekonomisë, UT, Blerina Hoxha. Intervistë e cila ishte e mbështetur, në drejtimin profesional universitar të studentëve si dhe kush janë profesionet më të kërkuara në Shqipëri, ku Asistent Lektorja tha se kryesojnë degët e ekonomisë dhe teknlogjisë së informacionit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828