INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Universiteti Mesdhetar organizon konferencën ndërkombëtare mbi sjelljen njerëzore dhe edukimin, të pranishëm mbi 100 studiues

Universiteti Mesdhetar organizon konferencën ndërkombëtare mbi sjelljen njerëzore dhe edukimin, të pranishëm mbi 100 studiues

Publikuar më: 13:41 30-03-2019

Nis punimet Konferenca Ndërkombëtare “Studime akademike mbi Sjelljen Njerëzore, Edukimin dhe Shkencat Sociale”. Kjo konferencë organizohet nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Universitetin “La Sapienza”në Romë”.

Kjo konferencë zhvillon punimet nën mbikqyrjen shkencore të MSer – organizatë që zgjodhi përsëri Shqipërinë pas 7 vitesh nga dita e konferencës së parë të këtij lloji organizuar në vendin tonë. Kjo organizatë, përzgjodhi Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë si organizator kryesor të eventit me rastin e 10 vjetorit të themelimit të tij.

Konferenca do të sjellë mbi 100 punime në fusha të ndryshme të shkencave shoqërore nga studiues të këtyre fushave prejt të cilëve 45 të huaj.

Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Akademik, Prof. Dr, Anastas Angjeli mbajti fjalën e hapjes së kësaj Konference.

“Zhvillimet ekonomike të viteve të fundit, do të duhet t’i përgjigjen dhe të sigurojnë më mirë kohezionit social dhe territorial të një vendi, në mënyre të tillë që benefitet e rritjes ekonomike si dhe hapjes së vendeve të reja të punës t’i sigurojnë popullsisë qe të jetojnë me dinjitet, duke u bërë pjesë aktive e shoqërisë”, tha Akademik, Pr.Dr Anastas Angjeli.

Ai u shpreh se kësisoj, të dhënat ekonomike do të bëhen më të kuptueshme dhe më të plota për publikun dhe më të përshtatshme për politikëbërësit kur flasin për zhvillimin ekonomik duke pasur parasysh edhe faktorë të tillë si: degradimi ambiental dhe cilësia e jetës ,shkenca,arsimi, shëndëtsia , punësimi, mirëqenie apo varfëria.

I pranishëm në panel , Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë se Tiranës përshëndeti konferencën e organizuar, duke theksuar se vlera e vërtetë e eventeve të tilla shkencore qëndron ne zbatimin praktik në vijim të konkluzioneve apo studimeve me vlerë për qytetarët.

Të tjerë të ftuar në panel ishin :Nada Kakabadase, përfaqësuese e Akademisë Europiane të Shkencave, Nicholas Theodorakoulos, Shef i Departamentit të Psikologjisë organizative dhe Shkollën e Biznesit Aston(Angli), autor i mbi 50 botimeve shkencore në fushën e Sipërmarrjes, Burimeve njerëzore, Zhvillimit të biznesit të vogël dhe të mesëm etj.

I pranishëm ishte gjithashtu, Akademiku Mustafa Aydin , president i EURAS , Prof. Dr. Armend KADRIU nga Universiteti i Strugës në Maqedonine e Veriut dhe Prof. dr. Ksenofon Krisafi një nga specialistet më të mirë në vendin tonë në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare dhe aktor energjik i politikës së jashtme të Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0041229724884033